Jep dorëheqje trajneri i Lokomotiv Moscow: Nuk mund të punoj në një shtet lideri i të cilit shkakton luftë

Trajneri i Lokomotiv Moscow ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij.

Markus Gisdol i ka dhënë fund aventurës së tij me Lokomotiv Moscow, për disa arsye që shkojnë jashtë fushave të blerta.

Agresioni rus i nisur në Ukrainë ka mërzitur edhe trajnerin e Lokomotiv Moscow, i cili nuk pranon të punoj në një shtet, lideri i të cilit është përgjegjës për agresion në Evropë.

“Nuk mund të punoj në një shtet lideri i të cilit është përgjegjës për luftë e agresion”, ka thënë Gisdol.

“Për mua, të jem trajner i futbollit është puna më e mirë në botë. Por, nuk mund të punoj në një shtet që lideri i tij është përgjegjës për luftë e agresion. Nuk është në vijë me vlerat e mia, dhe kjo është arsyeja pse jap dorëheqjen nga pozita e trajnerit të Lokomotiv Moscow, me efekt të menjëhershëm”, shtoi ai.

Rusia po merr sanksione të mëdha në të gjitha fushat. Edhe klubet sportive po pësojnë njësoj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *