Dalin në shitje biletat e derbit Tirana-Partizani, çmime favorizuese për tifozët

Tirana nxjerr në shtije biletat e derbit me Partizanin, që do të zhvillohet të shtunën, në orën 19:45. Klubi kryeqytetas, për të pasur prani sa më të gjerë në “Air Albania”, ka vendosur çmime të pranueshme për të gjitha tribunat.

Kështu, në tribunat pas porte, ku do të akomodohet tifozëritë “ultrase”, një biletë do të kushtojë 400 lekë, ndërsa në tribunën përballë 800 lekë. Kuptohet që në tribunën VIP çmimet janë më të kripura dhe variojnë nga 3000 deri 5000 lekë.

Të interesuarit do t’i gjejnë biletat në pikat e shitjes:
– Stadiumi “Selman Stërmasi”, nga ora 10:00-19:00
– Vetëm ditën e Premte dhe të Shtunë në stadiumin “Air Albania”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *