Rusia dhe Bjellorusia përjashtohen nga EHF

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka reaguar pas rekomandimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të larguar nga garat ndërkombëtare sportistët e Rusisë dhe Bjellorusisë.

Të hënën mbrëma Komiteti Ekzekutiv i EHF-së vendosi që të pezullojë klubet dhe përfaqësueset e Rusisë dhe Bjellorusisë. Vendimi ka efekt të menjëhershëm dhe vlen deri në një njoftim tjetër.

EHF-ja ka vendosur po ashtu që mos të nominojë gjyqtarë dhe zyrtarë ndeshjesh nga Rusia dhe Bjellorusia. Ndërkohë Federata Evropiane e Hendbollit ka vendosur të kërkoi organizator tjetër për disa ngjarje që duhej të mbaheshin në Moskë në korrik të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *