Klubi rus, Spartak Moscow është përjashtuar nga Evropa Liga nga UEFA.
Ky është vendimi më i fundit i shtëpisë së futbollit evropian si përgjigje ndaj sulmit ushtarak që e ndërmori Rusia në Ukrainë.
Me këtë rast, kundërshtari i klubit nga Moska, Leipzigu, do të shkojë automatikisht në fazën tjetër.
Shtëpia e futbollit evropian paraprakisht e kishte ndaluar Spartakun që ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi.