Kombëtarja e Rusisë në futboll dhe të gjitha ekipet tjera janë suspenduar nga të gjitha garat ndërkombëtare deri në njoftimin e mëtejshëm nga FIFA dhe UEFA.
“Futbolli është plotësisht i bashkuar këtu dhe në solidaritet të plotë me të gjithë njerëzit e prekur në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të hënën.
“Të dy presidentët e (FIFA dhe UEFA) shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet ndjeshëm dhe me shpejtësi, në mënyrë që futbolli të mund të jetë sërish një vektor për unitetin dhe paqen mes njerëzve”, thuhet në njoftim.
BREAKING: FIFA/UEFA suspend Russian clubs and national teams from all competitions pic.twitter.com/0Mar3d7zmf
— Dan Roan (@danroan) February 28, 2022
Suspendimi do të thotë se Rusia nuk do të jetë në gjendje të përballet me Poloninë në një gjysmëfinale të play-off të Kupës së Botës muajin e ardhshëm, ndërsa ekipi i saj i femrave do të përjashtohet gjithashtu nga Kampionatin Evropian të kësaj vere në Angli.
FIFA ishte përballur me kritika lidhur me vendimin e saj fillestar të dielën mbrëma për të lejuar Rusinë të vazhdojë të garojë në play-off të Kupës së Botës, por në territorin neutral dhe nën flamurin e Unionit të Futbollit të Rusisë.