Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra Armand Dukën, presidentin e FSHF-së

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të pezullojë nga ushtrimi i detyrës presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Një vendim që vjen vetëm 2 ditë para Asamblesë Zgjedhore për kreun e FSHF-së dhe në vazhdim të vendimeve të tjera për pezullimin e këtyre zgjedhjeve, për shkak të ankesave për parregullsi nga Shoqatat Rajonale.

Ndryshimi këtë herë është se pezullimi është direkt për presidentin Armand Duka dhe kemi të bëjmë me një vendim penal. E njëjta masë është marrë edhe për sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku, si dhe sekretarin Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, Ardian Haçi.

Që të tre këta drejtues janë pezulluar, pasi po organizojnë Asamblesë e 2 marsit në kundërshtim me ligjin.

Gjykata vendosi:

1- Pranimin e kërkesës. Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ardian Haçi, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

2- Pranimin e kërkesës. Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ilir Shulku, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

3- Pranimin e kërkesës. Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Armando Duka, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale./gazetasi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *