Mbappe barazon rekordin e Ibrahimovic te PSG, pak gola larg rekordi historik

Kylian Mbappe e ka barazuar Zlatan Ibrahimovicin në garën për golashënuesin më të mirë në histori të Paris Saint-Germainit.

Sulmuesi francez kontribuoi me dy gola në fitoren e mbrëmshme ndaj Saint-Etienne

Kampioni i botës me Francën i ishte bashkuar PSG-së nga Monaco për t’u bërë lojtari më i preferuar në “Parkun e Princave”.

Ende ka dyshime për të ardhmen e tij, derisa kontrata aktuale do t’i skadojë në fund të këtij sezoni.

Mbappe arriti në kuotën e 156 golave në fanellën e PSG-së në të gjitha kompeticionet duke e ndarë pozitën e dytë me Ibrahimovicin si golashënuesit më të mirë në histori të klubit.

E primati në këtë drejtim i takon Edinson Cavanit, i cili i ka shënuar 200 gola me ekipin parisien para se të largohej në drejtim të Manchester United.

Pra, uruguaiani është 44 gola përpara Mbappes dhe nëse sulmuesi francez i bashkohet Real Madridit në verë, Cavani do të mbetet edhe për një kohë të gjatë mbret i Parisit.

Mbappe është vetëm 23 vjeç dhe paramendoni sa gola do t’i shënonte deri në fund të karrierës, nëse do të qëndronte në Francë.

PSG-ja po tregohet specialiste e rikthimit të rezultateve.

Kjo është hera e gjashtë, rekord absolut, që ky ekip e përmbys rezultatin këtë sezon, pasi e gjen fillimisht veten në disavantazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *