Kanë përfunduar dy nga tri përballjet përmbyllëse të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Dukagjini ka shënuar fitore kundër Feronikelit në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
“Hithat” triumfuan 0:3 ndaj “Industrialistëve” me të gjithë golat e shënuar në pjesën e dytë të lojës. Carioca, Dallku e Januzi ishin realizatorët e fitores për mysafirët.
Fitore me rezultat 3:1 ka arkëtuar edhe Ulpiana në përballe me Drenicën.
Lipjanasit fituan kundër “kuqezinjve” në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Goncalves, Shkalla dhe Selimi ishin golashënuesit e fitores për Ulpianën. Ndërkohë për drenicasit golin e “nderit” e shënoi Uka.