Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka shprehur dëshirën për ta strehuar një familje në nevojë për shkak të luftës me Rusinë.
Rusia tash e disa ditë po sulmon ushtarakisht qytetet më të mëdha ukrainase.
Celina që është lojtar i Ipsëich Toën përmes një mesazhi në Tëitter ka vënë në dispozicion një apartament për një familjen nevojtare ukrainase.
“Si një ish refugjat, unë do të vë në dispozicion një apartament për autoritetet norvegjeze. Do të strehoj një familje ukrainase në nevojë”, shkroi ai në rrjetin social.
— Edvar Celina (@EdvarCelina) February 27, 2022
E gjithë bota e sportit ka reaguar ndaj agresionit që po ushtron Rusia në territorin ukrainas, ndërsa fuqitë e mëdha botërore kanë vënë sanksione të ashpra për Moskën zyrtare.