Interi i varfër, gabon edhe sonte

Rezultate të çuditshme po vijnë nga skuadrat e kreut të tabelës në Serie A.

Javën e kaluar tre kryesuesit, Milan, Inter e Napoli nuk fituan, ndërsa këtë javë keq e nisën Milan e Interi që barazuan dhe ka mbetur të shihet nëse këtë herë Napoli do të shfrytëzojë këtë gabim për ta kapur kreun e tabelës.

Pas Milanit, sonte ka zhgënjyer edhe Interi që luajti pa gola 0:0 me Genoan për të lënë të kuptohet që zikaltrit kanë hyrë në një mini-krizë e cila duhet sa më shpejt të tejkalohet.

Pas 26 ndeshjeve Interi është i dyti me 55 pikë dy me pak se sa Milani i vendit të parë ndërsa një më shumë se sa Napoli që është në pozitën e tretë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *