Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, ku bën pjesë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, vendosi zyrtarisht për të spostuar finalen e Champions League, të parashikuar për në 28 maj në Shën Pjetërburg, në Stade de France të Parisit.
Në mbledhje u mor edhe një vendim tjetër i rëndësishëm, që prek edhe Shqipërinë, kjo pasi Komiteti Ekzekutiv i qeverisë europiane të futbollit sanksionoi që të gjitha ndeshjet ku impenjohen skuadrat ruse dhe ukrainase, përfshirë edhe ato të kombëtareve, do të luhen në fushë neutrale.
Kjo do të thotë që Shqipëria, që në Nations League 2022 është në grup pikërisht me Rusinë, si dhe me Islandën dhe Izraelin, nuk do të luajë në Rusi sipas programit fillestar ndeshjen e 13 qershorit, por në një fushë neutral, që mbetet ende për tu përcaktuar.