Superliga rikthehet me duele të zjarrta

Skuadrat elitare rikthehen në aksion këtë fundjave me ndeshjet e javës së 22-të.

Ky vikend do të jetë jashtëzakonisht interesante me disa super-duele. Të shtunën pasdite luhen dy sfida joshëse, ku përballen Drita-Ballkani dhje Llapi-Malisheva.

Dueli mes gjilanasve dhe skuadrës nga Suhareka parashikohet të jetë sjellë një sfidë të zjarrtë pasi që të dy skuadrat janë në garën për titull të kampionit.

Edhe e diela pasdite vjen me disa përballje tejet të rëndësishme dhe interesante. Kryendeshja luhet mes Prishtinës dhe Gjilanit. Prishtinasit në këtë duel vijnë pas barazimit me Drenicën (0-0), në mesjavën që lamë prapa, derisa skuadra e Ismet Munishit vjen pas fitores kundër Dukagjinit (2-1).

Në dy duelet tjera ballafaqohen skuadrat që janë në zonën e rrezikshme: Ulpiana-Drenica dhe Feronikeli-Dukagjini.

Superliga / Java e 22-të

Të shtunën takohen:

Drita-Ballkani

Llapi-Malisheva

Të dielën takohen:

Prishtina-Gjilani

Ulpiana-Drenica

Feronikeli-Dukagjini

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *