Rusia e ka pushtuar dje Ukrainën.
Presidenti i këtij vendi, Vladimir Putin ka dhënë urdhër në mëngjesin e sotëm për këtë gjë.
Kjo gjë ka ndikuar shumë edhe në botën e sportit, atje ku UEFA tashmë ka dalur me një komunikatë ditën e djeshme, atje ku ka njoftuar se sot do të mbahet një takim i jashtëzakonshëm.
“Pas evoluimit të situatës mes Rusisë dhe Ukrainës, presidenti i UEFA-s ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv për në orën 10:00 CET të premten e 25 shkurtit, me qëllim vlerësimin e situatës dhe marrjen e të gjitha vendimeve të nevojshme”, thuhet në postimin e saj.
Pritet të dalin masa të ashpra ndaj Rusisë nga kjo mbledhje, atje ku edhe mund të përjashtohet përkohësisht nga aktivitetet e organizuara nga UEFA.