Në vitin 2020, kur ishte ngritur debati rrethë asaj se a ishin profiter, apo kontribues për kauzën e luftës clirimtare artistët tanë, papritmas ishte shfaqur në skendë Ibrahim Kelmendi, veprimtarë i mocëm i qështjes kombëtare, ku e kishte akuzuar rëndë biznesmenin e njohur nga Prishtina z. Remzi Ejupin, pronarin e kompanisë së udhëtimeve “Eurokoha”.
Në lidhje me këto pretendime, z. Kelmendi ka folur edhe sot pas dy viteve për “Presheva Jonë” ku i pyetur nëse i ka të bazuara ato pretendime dhe nëse ato janë të vërteta, si e sheh kandidaturën e z. Ejupi në një institucion me qarkullim relativisht të lartë të të hollave, ai ka thënë se nuk i heq asnjë pikë e presje asaj që ka thënë, madje ka shtuar se nëse do të vinte në krye të FFK-së z. Ejupi, aty do të gjente një “parajsë” për të ushtruar aftësitë e tijë për të përvetësuar gjera, apo sic ka thënë vetë z. Kelmendi, për të vjedhë.
“Zotëri Remzi Ejupi ka shpërdoruar besimin që kisha ndaj tij. Meqë Këngetarët më të mirë të Estradës së Shqipërisë se atëhershme, si Kastriot Tusha, Manjolla Nallabani dhe të tjerë, shfaqen gatishmëri të ndihmonim financiarisht UÇK-në me një turne të koncertëve në Emigracion, pata lut Z. Ejupi të na ndihmonte me bileta fluturimi. Ai shfaqi gatishmërinë, por njëkohësisht bëri një ofertë racionale, patriotike: “Ju të Fondit Vendlinja thërret jeni shumë të ngarkuar me grumbullim të ndihmave financiare dhe ndihmave logjistike, prandaj ma besoni mua të organizoj turnenë me koncerte dhe të gjitha të hollat e biletave do t’i dorëzoj në Fond…” Ishte bisedë rastësore, telefonike. I besova menjëherë, sepse nuk dyshoja që në ato rrethana ka mashtrus me mendësi kriminale. Janë shit bileta me vlerë mbi 2,5 milionë DM. Nuk e ka dorëzuar asnjë DM në Fond.
Nuk ia di gjendjen financiare si e kishte “Eurokoha” e tij në Frankfurt, por di se 2,5 milionë DM atëherë kishin fuqi blerëse sa tani rreth 3 milionë Euro.
Nuk kam pas mundësi tjetër llogari-kërkuese e ndëshkuese, pos ta mallkoj për atë mashtrim aq inkriminues”, ka thënë z. Kelmendi, duke e përsëritë vehten në lidhje me atë që kishte pohuar dy vite më parë.
Në anën tjetër, në lidhje me kandidimin e mundshëm të z. Ejupi për të parin e FFK-së, z. Kelmendi është shprehur se “Rëndom kriminelët kanë energji të madhe menaxhuese, rrejdhimisht plaçkitëse, sepse kanë babëzi për pasurim të shpejt, inkriminues. Prandaj ndoshta më i dobishëm është Remzi Ejupi kriminel për të qenë në krye të Federatës së Futobollit në Kosovë, se ndonjë personalitet fisnik, i ndershëm, por që nuk ka talent menaxhues, sepse nuk ka ambicie për pasurim të shpejt, rrjedhimisht pasurim inkriminues. Që do të thotë Federata mund të ketë përfitime më të mëdha me kryetarin kriminel Remzi Ejupi, se me një kryetar të ndershëm. Vetëkuptohet, Z. Ejupi kriminel, do vjedh shumë për vete, por mund që i tepron diç edhe për Fedartën”, ka përfunduar z. Kelmendi, transmeton peshorja.
Kujtojmë se këto janë akuza të rënda të ngritura nga z. Kelmendi, e që dy vite më parë z. Ejupi iu kishte përgjigjur duke përgënjeshtruar shkurtimisht gjithcka që ka thënë Kelmendi.