Superkompjuteri i “Bettingexpert” është kthyer në një fenomen së fundmi, për sa i përket parashikimeve në Champions League, teksa këtë sezon ka parashikuar një tjetër finale angleze.
Sipas Superkompjuterit, do të jenë “qytetarët” e Pep Guardiolës, ata që do të fitojnë trofeun me “veshë të gjata”, duke gjetur kështu ngushëllim, pas humbjes në finalen ndaj Chelseat.
Këtë sezon është parashikuar një finale mes Cityt dhe Liverpoolit, ndërsa Chelsea pritet të eliminohet në fazën gjysmëfinale së bashku me Bayern Munich.
Për sa i përket skuadrave të tjera, Unitedi dhe PSG janë parashikuar të humbasin në fazën çerekfinale, ndërsa, Realin e Madridit dhe Atleticon, superkompjuteri i llogarit të eliminuara që në fazën e 1/16.
Mbetet të shihet me kuriozitet se sa prej këtyre parashikimeve do të jenë të sakta.