Ndeshjet e sotme të Ligës së Evropës fillojnë me 4 sfida të ndezura dhe plotësisht të hapura për kualifikimin e mëtejshëm.
Në fushën e lojës do të ketë edhe shumë futbollistë shqiptarë të cilët do të synojnë kualifikimin e skuadrave përkatëse.
Sot luhet sfida mes Olimpiakos dhe Atalantës, me Gjimshitin protagonist absolut të ndeshjes së parë pasi i dha fitoren me 2 gola skuadrës së tij përballë grekëve. Ndërkohë, Lacio kërkon përmbysje ndaj Portos, me vetëm Strakoshën titullar dhe Hysajn i cili e nis nga stoli.
REZULTATET
Olimpiacos-Atalanta 0-1
Dinamo Zagreb-Sevilla 0-0
Real Sociedad-Leipzig 0-1
Lazio – Porto 1-1 .