Benfica dhe Ajaxi kanë barazuar në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Dy skuadrat u ndan baras 2:2 pas 90 minutave në “Estadio da Luz” të Lisbonës, shkruan Demokracia.com.
Tadiq shënoi në minutën e 18-të për epërsinë e Ajaxit, por bashkëlojtari i tij, Haller barazoi shifrat pasi dërgoi topin në portën e vetë.
Mirëpo, i njëjti përmisoi gabimin e tij tre minuta më vonë kur riktheu avantazhin e mysafirëve.
Sidoqoftë, Yaremchuk riktheu përsëri baraspeshën në stadium kur shënoi golin e dytë për Benficën në minutën e 72-të.
Përballja e kthimit do të zhvillohet pas disa javësh në Amsterdam të Holandës.