“Kaos në futbollin e këtij vendi”/ Presidenti i klubit nuk lejon lojtarët e vaksinuar si pjesë të ekipit!

Presidenti kontrovers i klubit rumun FCSB (Steaua Bukuresh), Xhixhi Bekali, ka krijuar sërish kaos në futbollin e këtij vendi, për shkak të vendimit që ka marrë për futbollistët që janë vaksinuar.

Numri një i klubit të madh rumun, i ka shtangur të gjithë teksa ka filluar luftën ndaj futbollistëve të vaksinuar, duke i ndaluar që të jenë pjesë e ekipit. Në një deklaratë për mediat rumune, Bekali deklaroi i se futbollistët që morën vaksinën ishin të pafuqishëm.

“Do të qeshësh, por mund të kem të drejtë. Të vaksinuarit humbasin forcën e tyre. Kjo është diçka shkencore. Nuk i keni parë lojtarët e Kluzhit? Ndaj Rapidit dukej sikur po u binte të fikët. Ata flinin në fushë. Të gjithë të vaksinuarit humbasin forcën e tyre. Unë shikoj edhe lojtarët e mi të vaksinuar, sidomos ata që janë më të mëdhenj në moshë”, deklaroi Bekali në një bashkëbisedim për një gazetar rumun.

Ai dyshohet se u ka thënë futbollistëve të skuadrës nga Bukureshti se ata që janë vaksinuar nuk do të luajnë për ekipin, ndërsa ata që kanë mashtruar me certifikata të vaksinimit do të mund të luajnë.

Vlen të theksohet se gjatë pikut të pandemisë, Bekali lëshoi një tjetër deklaratë bombastike, duke u shprehur se vetëm personat që kanë marrë dy doza vdesin në spitale.

“Nëse do të kisha një armë dhe një vaksinë në tavolinë, do të preferoja të merrja një armë dhe të qëlloja veten në kokë! Nuk ka të bëjë vaksinimi me klubin tim”, shprehej në një deklaratë për mediat rumune. Ky informacion, tani për tani jozyrtar ka krijuar një skandal në futbollin rumun, i cili njihet për situata të pazakonta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *