Chelsea – Lille dhe Villarreal – Juventus, mbyllen pjesët e para me këto rezultate

Kanë përfunduar pjesët e parë në dy përballjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Chelsea dhe Juventusi kanë shkuar në pushim të pjesëve me avantazh minimal ndaj Lille, respektivisht Villarrealit.

“Blutë” e Londrës përmes mesfushorit gjerman, Kai Havertz kaluan në epërsi në minutën e 8-të të takimit. Harkimin e Ziyech nga këndi e shfrytëzoi gjermani që dërgoi topin në rrjetë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ndodhej në stol në fraksionin e parë të lojës për francezët.

Juventusit avantazhin pas 45 minutave të para të lojës ia dhuroi sulmuesi serb, Dusan Vlahoviq.

Ky i fundit golin e vetëm e realizoi në sekondën e 32-të të takimit, por punën më të madhe e kreu Danilo që dhuroi asistim fantastik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *