Malisheva zhvillon nesër (e mërkurë) ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës ndaj Dritës.
Do të jetë një test tejet i vështirë për djelmoshat e Arsim Thaqit ndaj gjilanasve.
Për këtë duel të rëndësishëm biletat për tifozët e pranishëm në stadiumin “Liman Gegaj” do të jenë falas, raporton Olle.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Malishevës në “Facebook”.
Biletat janë paguar nga ish-presidenti i klubit, Afrim Bytyqi.