Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka kaorrur një tjetër sukses të madh në turneun ndërkombëtar të boksi “Strandja” që po mbahet në Sofie të Bullgarisë.
Sadiku ka regjistruar fitoren e radhës kundër boksieres nga Uzbekistani Kodirova Raykhona në të tetën e finales.
Nesër, me 23 shkurt në çerekfinale në luftë për medalje Donjeta bokson kundër boksieres Ruse që përfaqëson Serbinë Shadrina Natalia.