Alain Giresse raportohet se do të jetë selektor i ri i Kosovës. Trajneri 69 vjeçar njihet për drejtimin e shumë përfaqësueseve afrikane.
Dikur, trajneri francez e kishte drejtuar për një kohë edhe PSG-në.
Në sezonin 1998/99, Giresse ishte trajner i PSG-së në 12 ndeshje. 5 humbje, 4 fitore dhe 3 barazime ishte bilanci i tij në drejtimin e gjigantit francez.
Në karrierën e tij, ai ka drejtuar vetëm një përfaqësuese evropiane.
Nga 2004 deri në vitin 2005, francezi ishte selektor i Gjeorgjisë.