Ajaxi klub model: Dëmshpërblim rekord familjes së lojtarit që iu pre karriera e saponisur

Merr fund historia e gjyqit mes Ajax dhe familjes se fatkeqit Abdelhak Nouri.

Ajax ka gjetur marrëveshjen qe ishte kërkuar nga familjaret e djaloshit, i cili më 8 korrik të vitit 2017 pësoi një atak kardiak gjatë një ndeshjeje miqësore në Austri.

Futbollisti pësoi dëmtime serioze dhe të përhershme në tru dhe kujdesi mjekësor që u dha në fushë nuk ishte i duhuri. Ajax, si punëdhënës i të riut, ka pranuar përgjegjësinë për pasojat dhe tani me familjen ka rënë dakord dhe do t’i japë shumën e 7 milionë e 850 mijë eurove, ndaj padia e bërë nga familja e Nouri në Komitetin e Arbitrazhit në Federatën Holandeze të Futbollit është pushuar.

Ajax, që nga vera e vitit 2017, ka rimbursuar shpenzimet mjekësore dhe do të vazhdojë ta bëjë diçka të tillë. Drejtori i Përgjithshëm i holandezëve, Edwin va nder Sar, është shprehur:

“Është mirë që u arrit në marrëveshje, që të mbyllet kjo çështje. Të gjithë e kuptojmë se vuajtjet për Abdelhak dhe të afërmit e tij nuk kanë mbaruar. Mbetet një situatë e trishtueshme, edhe për ne të Ajax.

E vlerësojmë shumë mënyrën se si familja kujdeset për Abdelhak ditë e natë me shumë dashuri e vëmendje. Kur e vizitoj familja më mirëpret gjithmonë, jo vlen edhe për kolegët e tjerë të Ajax.

Lidhja mes nesh dha familjes së Nouri do të jetë e përhershme, jo vetëm për trofeut me emrin e tij që familja e tij e shpërndan për talentin më të madh të akademisë tonë. Numri 34 gjithashtu te Ajax nuk do të mbahet kurrë, përveçse nëse familja Nouri dhe Ajax bëjnë një përjashtim së bashku”.

Babai i Nouri, Mohammed, ka thënë: “Përfshirja dhe angazhimi i Ajax ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm në këto pesë vite. Ajax ka qenë pjesë e pandashme e jetës sonë që në moshën të vogël të Abdelhak.

Është gjë e mirë që diskutimi për përgjegjësinë dhe pasojat e asaj që ndodhi I përkasin së shkuarës dhe tani mund të shohim përpara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *