Andin Lokaj: Akuzat ndaj FFK-së vijnë nga një portal jokredibil

Komentatori i njohur sportiv, Andin Lokaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar pas një artikulli tendencioz dhe pa fakte ndaj kreut të FFK-së dhe ekipit kombëtar U21 për një ndeshje të luajtur në vitin 2016, kur FFK drejtohej nga legjenda Fadil Vokrri, e që u publikua nga Gazeta Metro, që njihet për shkrime të tilla.

Lokaj, ata që fshihen pas këtyre intrigave i ka quajtur “dhompira”, pasi që sipas tij, nëse do të kishte diçka të vërtetë rreth asaj që thuhet, të menjëhershme do të mund të ishin reagimet e emrave që përmenden në atë tekst.

Postimi i Lokajt:

“Zakonisht para zgjedhjeve, çfarëdo zgjedhje qofshin ato, zgjohen “dhompirat” e i japin zor me gjëra koti.

Akuzat e fundit drejt FFK-së adresohen nga një portal jo kredibil.

Me qenë e vërtetë ajo punë, akterët e përmendur në shkrim moti kishin fol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *