Skuadra e Manchester City është mposhtur me rezultatin 2:3 në ‘Etihad Stadium’, në një ndeshje ku për shumicën absolute të kohës e dominoi kundërshtarin, por që londinezët ishin jashtëzakonisht klinikal.
Spurs kalonin të parët në epërsi qysh në minutën e 4’ të takimit, me anë të Dejan Kulusevski.
Manchester City mori kontrollin e lojës nga ky moment dhe barazoi në minutën e 33’ me Ilkay Gundogan. Skuadra e Pep tentoi edhe më shumë, por pa vetën në disavantazh nga një kundërsulm që u konkretizua me gol nga Harry Kane.
Dominimi i City vazhdoi në minutat në vazhdim dhe ata barazuan shifrat vetëm përmes një penalltie me anë të Riyad Mahrez, në minutën e 92’.
Kur mendohej se Spurs nuk kishin më gjasa, ata patën edhe një përgjigje. Ishte sërish Harry Kane, që i asistuar nga Kulusevski dërgoi topin në rrjetë, me një goditje me kokë, për 2:3.
Manchester City mbetet me 63 pikë, dhe i jep mundësinë Liverpool që me një fitore eventuale të afrohen në tri pikë.
Tottenham në anën tjetër numërojnë pikët e 39-ta me këtë fitore dhe marrin shtysë të madhe për garën për top katërshe.