Barcelona nuk ia ka dalë ta mposhtë Napolin në Camp Nou me gjithë përpjekjet maksimale për ta përmbysur rezultatin.
Edhe pse rezultati ishte i barabartë, Blaugranët kanë marrë notë më të lartë mesatare sesa Partenopei, pasi treguan më shumë nga loja.
Faza defensive e mysafirëve ka bërë paraqitje të mirë duke përfshirë Kalidou Koulibaly që ka notën më të lartë e Amir Rrahmani, në përjashtim të Juan Jesus, i cili e shkaktoi penalltinë.
Futbollistët vendas bënë lojë të mirë në përpjekje për ta përmbysur rezultatin, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre.
Paraqitja e Amir Rrahmanit kundër Barcelonës u vlerësua me notën 6.9 nga ‘SofaScore’.