Dy skuadrat zhvilluan lojë shumë ofensive, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 1 – 1, shkruan lajmi.net.
Ndeshja nisi më mirë për katalunasit që rrezikuan disa herë, por nuk i konkretizuan rastet e shumta.
Por, ishte Napoli që kaloi në epërsi përmes Piotr Zielinski që shënoi nga afërsia pas një asistimi të Elmas (29′), me këtë rezultat edhe përfundoi kjo pjesë.
Barcelona vazhdoi të sulmonte gjatë tërë kohës dhe gjeti golin përmes Ferran Torres që shënoi nga penalltia (58′), penallti të cilën e fitoi Adama Traore.
Tutje, dy skuadrat kishin disa raste shënimi, mirëpo që nuk i konkretizuan rastet.
Amir Rrahmani zhvilloi ndeshje të plotë dhe bëri paraqitje të mirë, sidomos gjatë pjesës së dytë.
Kësisoj, se cila skuadër do kualifikohet në fazën tjetër, mbetet për t’u parë në ndeshjen kthyese, që do zhvillohet në “Diego Maradona”./