Vedat Muriqi uron Pavarësinë e Kosovës në tri gjuhë të ndryshme

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka uruar përvjetorin e Pavarësisë së vendit.

Kosova sot shënon 14 vjetorin e ditës së Pavarësisë të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

Ylli i Mallorcas, Muriqi ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram për të uruar përvjetorin e Pavarësisë, ndërsa atë e ka bërë në tri gjuhë të ndryshme.

Sulmuesi nga Prizreni uroi përvjetorin e Pavarësisë në gjuhën shqipe, turke dhe angleze për të gjithë ndjekësit e tij në Instagram që nuk janë shqiptarë.

Krahas Muriqit edhe shumë personalitete të njohura të sportit kanë shfrytëzuar rastin të urojnë përvjetorin e 14 të Pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Ndër ta ishte edhe futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *