Një ndeshje spektakolare është luajtur sonte në Parc des Princes në Paris, aty ku u takuan yjet e futbollit.
PSG e Real Madridi janë ndeshur ndërmjet vetë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve duke dhuruar ndeshje të madhe.
Gjithsesi, ka qenë PSG që ka krijuar shumë më shumë, madje duke pasur edhe një penallti të cilën e humbi Messi. Megjithatë për shpërthimin e stadiumit në fund u përkujdes Mbappe që ka shënuar gol në minutat shtesë të ndeshjes 1:0 për t’i dhënë një fitore të madhe kampionëve të Francës dhe në ëktë mënurë ndeshjen e kthimit të presin si triumfues.
GOOOOOOOOOOOOOAL Mbappe!??????
— UCL Fans (@PLWeek22) February 15, 2022
Në takimin tjetër ndërmjet Sportingut dhe Manchester Cityt dilema e skuarës kualifikuese është zgjedhur qysh në takimin e parë. Manchester City ka shkëqleyr duke shënuar fitore me rezulta 0:5 dhe vetëm ndonjë mrekulli mund të ndryshojë gjërat në këtë takim.