Arsenal i futet garës për Armando Brojan

Ylli i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është emri që po tërheq vëmendje të madhe në Premier League.

Lojtari, kartoni i së cilit i takon Chelseat, dhe luan me Southampton dhe po bën paraqitje brilante me ‘Saints’.

Football London bën të ditur se tashmë është edhe skuadra e radhës që i shtohet garës për shqiptarin është Arsenal.

Broja, 20 vjeçar po shkëlqen në huazimin e tij, ku ka shënuar shtatë gola në të gjitha kompeticionet.

‘Gunners’ janë në kërkim të një sulmuesi që do të rivendoste forcat në skuadër, me Lacazette e Nketiah që pritet të largohen gjatë verës.

Arsenal do të kenë garë të fortë për të siguruar nënshkrimin e Broja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *