Juventusi ka marrë një pikë ndaj Atalantas në kuadër të javës së 25-të në Serie A, pasi ndeshja përfundoi 1-1.
Zonja e Vjetër e filloi mirë takimin, duke luajtur futboll të rrjedhshëm, mirëpo afër zonës ju mungonte konkretizimi.
Në 45 minutat e dytë, vërehej një insistim më i madh i Atalantës për të shënuar gol, mirëpo edhe Biankonerët shpërdoruan shumë raste.
Momenti për golin e parë të takimit erdhi në minutën e 76-të, kur Atalanta fitoi një goditje dënimi.
Nga një asistim i Remo Freuler, Ruslan Malinovsky bëri një goditje perfektë për të mposhtur portierin e Juventusit.
Deri në fund, Juventusi nuk u dorëzua dhe ia doli t’i barazonte shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga Danilo (90+2).
Pas javës së 25-të, Juventusi ësht në pozitën e katërt me 46 pikë, ndërsa Atalanta është në të pestin me 44 sosh.