Liverpooli ka arkëtuar pikët e plota në takimin e javës së 25-të në Premierligë, duke fituar në udhëtim te Burnley.
“Të Kuqve” iu mjaftoi një gol për të shënuar fitore në “Turf Moor”.
Po rrjedhte minuta e 40-të e takimit kur mesfushori, Fabinho realizoi golin vendimtar të Liverpoolit.
Të besuarit e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp u gjendën disa herë në vështirësi nga vendasit, megjithatë ata deri në fund e ruajtën rezultatin.
Liverpooli me këto tri pikë “blindon” vendin e dytë me 54 pikë, shtatë më shumë se Chelsea, por 11 larg Cityt në vendin e parë.
Burnley në anën tjetër mbetet i fundit në tabelë me 14 pikë.
Fabinho goalpic.twitter.com/7u4FaoEHdD
— Ryuk (@CallMeRyuk) February 13, 2022