Loriana, Arbëri e Shpati garojnë sot në European Open

Sot do të garojnë edhe tre xhudistët tjerë kosovarë në European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

5 garues do ta përfaqësojnë Kosovën në European Open (kupë e botës) në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Gara e parë e nivelit të tillë për këtë vit, ku do të marrin pjesë 4 kontinente, 26 shtete, 321 garues, 190 meshkuj dhe 131 femra.

Dje garuan Fationa Kasapi dhe Fisnik Hyseni. Të dy fituan nga një duel, duke u eliminuar në raundet pasardhëse.

Ndërkohë, sot do të garojë Loriana Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë, Arbër Kullashi në kategorinë deri në 81 kilogramë dhe Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë.

Gara për xhudistët kosovarë fillon nga ora 10:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *