Një ndeshje spektakolare ka sjellë sonte përballja ndërmjet Atletico Madridit dhe Getafes.
Gjithçka të mundshme kanë parë tifozët e futbollit në këtë ballafaqim i cili dukej se nuk ka fund kurë.
Plot shtatë gola të shënuara, tre penallti, një karton të kuq dhe në fund lot pas golit të shënuara në minutën e fundit e karakterizuan këtë ballafaqim i cili solli shumë emocione.
Ka qenë Atletico që ka triumfuar me rezultat 4:3, derisa hero i Atleticos, i cili nga minuta e 58-të luajti më një lojtar më pak pasi Filipe u ndëshkua direkt me të kuqin, ishte Hermanos që shënoi në minutën e 89-të i cili solli festë të madhe por edhe lot gëzimi për trajnerin Diego Simeonen.