Atletico Madrid – Getafe, ndeshje e vlefshme për javën e 24-të të La Liga-s, mund të ishte zhbllokuar në minutën e 9-të të pjesës së parë.
Luis Suarez ka fituar një penallti të dyshimtë për një faull të portierit Soria, por pamjet kanë treguar se ka qenë sulmuesi uruguaian që ka kërkuar kontaktin.
Numri 13 i Getafe-s, gjithsesi, është hakmarrë duke e ndalur goditjen e sulmuesit nga pika e bardhë me një pritje të jashtëzakonshme.
Interesante se në vazhdim të pjesës së dytë janë akorduar edhe dy penallti tjera, të dya për Getafen derisa rezultati momental pas 45 minutave të parë është 2:3.