PSG ka shënuar fitore ndaj Rennes me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 24-të të Ligue 1.
Pjesa e parë nuk solli shumë raste, me të dy skuadrat që rrezikuan nga një herë.
Fillimisht ishte Baptiste Santamaria i Rennes që rrezikoi, por nuk ia doli.
Pas tij ishte Kylian Mbappe, goditja e të cilit shkoi afër portës.
HALF-TIME: @PSG_English 0-0 Rennes
Nothing to separate the two sides at the break. #Ligue1 | #PSGSRFC pic.twitter.com/oAtLLfu5KD
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) February 11, 2022
Në pjesën e dytë PSG gjeti golin me Mbappen, por pas rishikimit në VAR u pa që ishte pozitë jashtë loje.
Pjesa tjetër e lojës nuk solli edhe aq shumë, edhe pse PSG luante me pothuajse më të mirët.
Por kur ke në skuadër emra si Leo Messi dhe Mbappe, goli do të vije dikur.
Zhvillohej minuta e tretë shtesë kur argjentinasi pasi te Mbappe i cili shënoi për 1-0.
Më këtë fitore PSG ka 59 pikë dhe po marshon me hapa të sigurt drejt titullit.
MBAPPE GOAL MESSI ASSIST TO WIN THE GAME IN THE 93RD MINUTE FOR PSG ?? pic.twitter.com/o1iHcWEUbV
— MessiTeam (@Lionel10Team) February 11, 2022