PSG rikuperon tre lojtarë para ndeshjes me Realin në Champions League

Neymar Junior duket se do të arrijë me kohë për sfidën me Real Madridin.

Braziliani, që mungon tash e disa muaj, është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të ekipit pesë dita para përballjes me Realin.

Gjithashtu, në stërvitje me grupin janë parë edhe Paredes dhe Di Maria, cka do të thotë se në Parc des Princes, ka shumë shanse që Parisi të zbresë i kompletuar.

Në anën tjetër, për sfidën me 15 shkurt, Reali po punon që t’i rikuperojë dyshen Karim Benzema dhe Ferland Mendy, që të dy ende në dyshim shkaku i disa shqetësimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *