Hedhet shorti i Kupës së Kosovës: Kryendeshja në Suharekë, derbi edhe në Podujevë

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës para pak çastesh është bërë hedhja e shortit për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Kryendeshja e kësaj faze padyshim do të jetë në Suharekë atje ku do të përballen Ballkani dhe Prishtina.

Duel tjetër i zjarrtë do të luhet edhe në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë mes Llapit e Gjilanit.

Drita, skuadra gjilanase ka qenë ajo që ka pasur më së shumti fat në këtë fazë, ngase takohet me Ulpianën në Gjilan.

Sfida tjetër është ajo ndërmjet Ramiz Sadikut dhe KEK-ut.

Ndeshjet e këtij rrethi të evenimentit të Kupës zhvillohen në mesin e muajit mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *