I shënoi gol Tottenhamit dhe zhvilloi 90 minuta – ky është vlerësimi për Brojën

Armando Broja sonte shkëlqeu në fitoren e Southamptonit kundër Tottenham 2:3, duke shënuar gol.

Broja tashmë i shnëdërruar në futbollist kyç të skuadrës së trajnerit gjerman, Ralf Hassenuttl, po e shpërblen besimin e tij me gola.

Reprezentuesi shqiptar është vlerësuar me notën 6.9 nga “Sofascore”, pas një super paraqitje në këtë ndeshje që prodhoi pesë gola.

Sulmuesi 18-vjeçar shënoi golin e parë të mbrëmjës për mysafirët në minutën e 23-të për 1:1.

Ky është goli i gjashtë në 20 paraqitje në Premier Ligë.

Ndeshja e radhës për Brojën dhe Southampton është të shtunën në “Old Trafford” kundër Manchester United me fillim të orës 13:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *