Milani është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, falë fitores kundër Lazios në çerekfinale.
“Rossonerët” triumfuan me rezultat të thellë 4:0 ndaj kryeqytetasve në stadiumin “San Siro”.
Serinë e golave e hapi Leao në minutën e 24-të, për të vazhduar më pas Giroud në minutën e 41-të.
Ky i fundit që po gëzon formë të lartë ndeshjet e fundit realizoi edhe një herë tjetër në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Golin e fundit e konkretizoi mesfushori Kessie në minutën e 79-të të përballjes.
Kësisoj, Milani në gjysmëfinale do të përballet me Interin.