Megjithëse dështoi për ta arritur synimin verën e kaluar, duket se Jose Mourinho nuk ka hequr dorë nga Granit Xhaka, për të cilin do të rikthehet fiks pas një viti në përpjekjet e ripërtërira për ta marrë atë në Romë.
Roma dështoi të arrijë marrëveshje me Arsenalin për mesfushorin shqiptar verën e kaluar, pasi topçinjtë nuk e pranuan ofertën e italianëve për Xhakën.
Xhaka kishte arritur marrëveshje me Romën në atë kohë, por Arsenali s’e lejoi te kalonte në kryeqytetin italian.
Por sipas mediave angleze, Mourinho nuk ka hequr dorë nga Xhaka – mesfushori nga Kosova i cili e përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare – dhe shpreson se do ta mirëpresë atë në kryeqytetin italian gjatë kësaj vere.
Roma do ta ketë të vështirë ta bindë Arsenalit për 27-vjeçarit me prejardhje nga Podujeva, pasi Xhaka është pjesë e rëndësishme e planeve të trajnerit Mikel Arteta.
Gjiganti i Premierligës e vlerëson Xhakën rreth 20 milionë euro.