“Ata nuk me ftuan mua!”, Guardiola tallet pas lajmit se Grealish ishte dehur në bar

Një video në rrjetet sociale tregon lojtarët e City duke u dehur në një klub nate por trajneri katalunas ka thënë se nuk e ka problem sjelljen e lojtarëve, pavarësisht këtyre pretendimeve

Menaxzheri i Manchester City, Pep Guardiola ka thënë se lojtarët e tij janë “perfekt” teksa ai hodhi poshtë një video në rrjetet sociale që tregonte skuadrën duke u dëfryer në një klub natë.

Video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon Kyle Walker, Jack Grealish dhe Riyad Mahrez në një dalje të tyre në një klub nate të dielën.

Mirëpo, Guardiola ka mohuar se ata nuk ishin sjell si duhet dhe ka thënë se vetmja ankesë e tij është së nuk e kishin ftuar atë.

Për çfarë incidenti u raportua Grealish?

Daily Mail raporton që Grealish shihet të jetë dehur në këtë video, e cila tregon që mesfushori ishte kthyer prapa në hyrje të barit.

Akuzat janë mohuar nga klubi, të cilët thonë se lojtarët kanë marrë urdhrin që të largohen pas një ngatërrese me stafin e lokalit.

Asnjë masë kundër Covid nuk është thyer, me skuadrën që kishte marrë dy ditë pushim dhe të tre janë kthyer në stërvitje të martën për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Brentford në Premier Ligë.

Çfarë tha Guardiola në përgjigjën e tij?

“Jam shumë i mërzitur për shkak se ata nuk me ftuan mua”, bëri humor Guardiola kur u pyet për videon para ndeshje se City kundër Brentford të mërkurën në mbrëmje. “Nuk me pëlqeu që nuk me ftuan – shpresoj që herën tjetër të me ftojnë për darkë”.

Video nuk ka treguar saktësisht se çfarë ka ndodhur. Kanë darkuar së bashku, kanë pirë, apo kanë dalë për kënaqësi me shokët e tyre dhe stafin e ekipit.

“Lojtarët e dinë rrezikur kur ata dalin për qejfe për shkak se rrjetet sociale janë pas tyre – Riyad, Kyle, Jack – janë pefekt. Por, ata mund të gjobiten për shkak se nuk me kanë ftuar mua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *