Ish lojtari i Barcelonës duket se e ka rikthyer formën e tij.
Lionel Messi është në formë të mirë pasi që PSG e ka mposhtur kampionin aktual të Ligue 1, Lille, me rezultat 5-1, me argjentinasin që shënoi një gol dhe asistoi në golin e Prensel Kimpembe
PSG përballët me Real Madridin në Ligën e Kampionëve më 15 shkurt dhe duket se ish lojtari i Barcelonës me në fund e ka gjetur vetën në Francë.
“Messi ka shkëlqyer përsëri në ndeshjen e tij më të mirë të sezoni”, ka shkruar sot gazeta L’Equipe për paraqitjen e Messit, para ndeshjes së parë të francezëve me Real Madridin.
“Pas një pjesë të parë të sezonit me statistika që ishin larg standardëve të tij, që u ndërpren prej paraqitjes së tij me Kombëtare dhe ndikimit të vogël të tij në ndeshje, Messi ka gjetur hapin përsëri dhe kjo u pa në ndeshjen kundër Lille”.
“Ai bëri një paraqitje ashtu si i ka hije. Driblimet nuk gënjejnë? Leo bëri lëvizje në stadiumin Pierre-Mauroy dhe sllallomët e tij në hapësira të ngushta ishin shenja të përshpejtimit dhe ambientimit të tij në Ligue 1”.
Si meritë për paraqitjen e tij, Messi u shpërblye me lojtarin më të mirë në ndeshje, në një natë ku ai mori notën 7 nga 10, e njëjta notë që pati edhe Danilo edhe Marco Varratti.
Messi konsiderohet më i miri në botë
L’Equipe nuk ishte e vetmja gazetë që e lavdërojë paraqitjen e fundit të Messi në PSG, pasi që trajneri i tij, Mauricio Pochettino po ashtu ishte i shpejt për të folur për yllin e skuadrës së tij.
Pochettino, vetvetiu, e ka pasur të vështirë t’ia përshtat sulmuesit një formacion që do të kontribuonte më shumë në Parkun e Princave, por duket se me në fund ai ka gjetur mënyrën e duhur që këtë ta bëjë në fund të sezonit.
“Nuk ka dyshim, Leo është lojtari më i mirë në botë”, tha Pochettino për mediat pas fitores kundër Lille.
“Si të gjithë të tjerët, ai ka nevojë të adaptohet. Ai ka nevojë që ta rikuperojë formën e tij më të mirë fizike pas një muaj pa ndeshje për shkak të Covid-19”.
“Është e rëndësishme që Leo të tregojë të tilla paraqitje dhe një përkushtim të tillë”.
Ndryshimi taktik që e aktivizoi Messi
Në PSG, Messi ka preferuar që të luajë më shumë në krahun e djathtë në treshen sulmuesi, pasi që kjo është një pozitë ku ai ndihet më mirë dhe ka qenë i suksesshëm në karrierën e tij.
Por, kundër Lille, në formacionin 4-3-3 bashkë me Kylian Mbappe dhe Angel Di Maria, Messi ishte në gjendje që të luante më shumë në qendër.
Ky pozicion i ndryshimit të pozitës nga e djathtë në qendër bëri që ai të luajë më shumë me Mbappen dhe të formojë një partneritet më të mirë, transmeton GE.
Sigurisht ky do të jetë një alarm për djemtë e Carlo Ancelottit dhe pozitën e re të tij në PSG para ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve.