Neymar duket i vendosur për t’u rikthyer te Barcelona gjatë kësaj vere.
Mediet spanjolle shkruajnë se braziliani është i gatshëm ta përgjysmojë pagën e tij vetëm për t’u kthyer në “Camp Nou”.
Reprezentuesi brazilian është lidhur rregullisht me një rikthim te klubi katalunas gjatë kohëve të fundit, derisa një gjë të tillë e kishte shprehur edhe vetë ai në verën e vitit të kaluar.
Neymar përfiton një pagë javore prej 600.000 funtesh në javë te klubi parisien, por është i gatshëm që ta përgjysmojë për të shkuar te spanjollët, shkruan “Mundo Deportivo”.
Kontrata aktuale e Neymarit me PSG-në skadon në qershor të vitit 2022. /Zëri