Kombëtarja e Kosovës A në futboll, ajo U21 dhe Kombëtarja A tek femrat tashmë janë pa trajnerë, por shumë shpejt pritet të emërohen përzgjedhësit e rinj.
Ditë më parë FFK njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Michale Nees që udhëheqtë U21 sikurse edhe me Afërdita Fazlija që udhëheqtë Kombëtare A të femrave, derisa shumë më herët u shkarkua trajneri Bernard Challandes
Burime të Demokracia.com të afërta me Kombëtaren e Kosovës mësojnë se prioritet për FFK në këto momente është trajneri i Kombëtares A dhe ai pritet të emërohet së shpejti, ndërsa dy të tjerët janë në proces.
“Fillimisht besohet se do të emërohet trajneri i Kombëtares A emri i tw cilit shumw shpejt do të zbulohet, ndërsa dy të tjerët ai i femrave dhe U21 janë në proces. Sipas të gjitha gjasave të tre trajnerët do të jenë të huaj”, i ka thënë Demokracia.com, një burim i afërt me Kombëtaren e Kosovës.
Të kujtojmë se Kosova momentalisht udhëhiqet nga trajneri slloven Primozh Gliha, por që ai nuk do të vazhdojë në këtë postë, ndërsa ekipin e Kosovës për ndeshjen miqësore kundër Zvicrës do ta përgatitë trajneri i ri e i cili mund të jetë gjermani Felix Magath.