Zhegrova i pa fat / Momenti kur ia kërkoi fanellën Messi, por ishte vonë pasi ylli argjentinas ia dhuroi ish-futbollistit të Manchester United

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, të dielën e kaluar bëri debutimin e tij zyrtar me Lille në elitën e futbollit francez. Ndonëse zhvilloi vetëm katër minuta, ai ndau fushën me idhullin e tij Lionel Messi i cili shkëlqeu atë natë me PSG. Lille pësoi humbje në shtëpi 1:5 nga skuadra parisiene.

Zhegrova pati një moment interesant me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Messin në tunelin e stadiumit pas përfundimit të sfidës mes Lille dhe PSG.

Ai i kërkoi fanellën 33-vjeçarit argjentinas, por nuk e mori pasi Messi ishte veçse duke i shkëmbyer fanellat me ish talentin e Manchester United, Angele Gomes.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur Zhegrova i kërkon fanellën Messit, i cili i thotë se ishte duke i shkëmbyer ato me Gomes.

Talenti shqiptar nga Prishtina te skuadra kampione e Francës u transferua gjatë afatit kalimtar të janarit nga Basel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *