Elita e futbollit kosovar rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 19-të.
Pas gati dy muaj pushim, topi kosovar do të nisë të rrokulliset në kuadër të stinorit pranveror i cili pritet të sjellë një garë shumë të nxehtë dhe të paparashikuar.
Sinjalet e para se këtë vit do të kemi një garë shumë joshëse por edhe të paparashikuar, dhanë ndeshjet e Kupës ku përveç luftës shumë të madhe në fushë, ato sollën edhe presione derisa pakënaqësitë më të mëdha ishin në adresë të gjyqtarëve.
Demokracia.com sjell çiftet e kësaj fundjave e ku vëmendja do të jetë tek ndeshja Drenica – Gjilani dhe Malisheva – Prishtina ku pritet të jetë shumë nxehtë.
Më poshtë gjeni çiftet komplete të kësaj fundjave.
Malisheva – Prishtina
Llapi – Ulpiana
Drita – Feronikeli
Ballkani – Dukagjini
Drenica – Gjilani.