Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, i cili doli për herë të parë në skenën e futbollit në Portugali si një talent i rrallë – tepër premtues është parë në një foto të veçantë
Fama e Cristiano Ronaldos shkon përtej fushës së futbollit, me një “sticker” (foto ngjitëse) Panini që paraqet superyllin portugez gjatë viteve të tij të para në Sporting e që është shitur për 59 000 funte.
Tani 37 vjeçar, pesë herë fituesi i Topin e Artë, bëri një rrugë të gjatë me një fillim modest për ta çimentuar më vonë emrin e tij në mesin e futbollistëve më të mëdhenj në botë.
Ishte atdheu i tij që bëri që ai të dal në skenë, duke bindur Manchester Unitedin për të blerë shërbimet e tij dhe një “sticker” nga sezoni i vitit 2002/03, që zgjoi një interesim të madh te kolektorët për të.
Pse ky “sticker” i Ronaldos është aq i rrallë?
“Sticker” është punuar nga kompania legjendare italiane Panini dhe thuhet se është njëra nga 200 të tilla që kanë dalë në treg.
Shumica prej tyre ose janë humbur ose shkatërruar gjatë viteve, me vetëm 22 të tilla që konsiderohen në gjendje të mirë, duke bërë që produkti të konsiderohet jashtëzakonisht i dëshirueshëm.
Duhet theksuar se Ronaldo nuk qëndroi shumë gjatë në Sporting si lojtar senior dhe nuk ishte një yll që mund të konsiderohet që kishte një famë të madhe në atë kohë.
Ai kishte rënë në sy gjatë një ndeshje parasezonale, miqësore, në verën e vitit 2003, si një talent tinejxher dhe menjëherë ishte blerë nga menaxheri legjendar i Manchester Uniteed, Sir Alex Ferguson.
Ai kaloi gjashtë vite të paharrueshme në Old Trafford, duke shënuar 118 gola dhe fituar tre tituj në Premier Ligë, një trofe të Ligës së Kampionëve dhe topin e tij të parë të artë.
Ronaldo kaloi në Real Madrid më 2009 duke thyer rekorde të panumërta në Spanjë.
Ai shënoi 450 gola për Los Blancos në vetëm 438 paraqitje, derisa fitoi katër Liga të Kampionëve me këtë skuadër.
Tre sezonet e tjera i kaloi në Juventus, nga viti 2018 deri më 2021, me 101 gola që shënoi në Itali, para se të rikthehet në shtëpinë e tij shpirtërore në Manchester.