“Ai është perfekt”! Kështu e ka përgëzuar Luciano Spaletti Amir Rrahmanin për paraqitjet e tij, derisa ka thënë se “ai është bërë lider dhe ngrit zërin në fushë për të mirë të skuadrës”
Trajneri italian i Napolit, Luciano Spaletti ka pasur fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin pas fitores së Napolit kundër Venecias të dielën.
Ai e ka përgëzuar kosovarin, i cili po vazhdon të këtë paraqitje të mira në mbrojtje. Sipas tij, kapiteni i Kosovës është kthyer në një lider të skuadrës. Ai vazhdimisht flet në fushë, sidomos ndaj atyre që gabojnë.
“Në njëfarë forme e prisja. E kur luante Manolas ishte Rrahmani që bënte punën e tij kur luante. Fillimisht ai duhet të kishte cilësi në lojën në mbrojtje dhe dalje në mesfushë, gjë që tani e bën shumë mirë. Është një mbrojtës lider, flet në fushë dhe unë e përgëzoj për nivelin e tij”. Tha Luciano Spaletti.
Rrahmani ka treguar nivel të lojërave të mira edhe me Kombëtaren e Kosovës, ku në ndeshjen e fundit kundër Greqisë ishte ai që barazoi rezultatin në Athinë kundër kombëtares se Greqisë, ndeshje kjo për kualifikime në Botërorin e Katarit 2022.