Liverpooli është duke e përgatitur një ofertë për mesfushorin e talentuar të Barcelonës, Gavi.
Skuadra e Jurgen Kloppit shpreson ta shfrytëzojë krizën financiare të gjigantit katalonas për t’ia rrëmbyer njërin prej futbollistëve më premtues spanjoll.
Sipas mediave angleze, të kuqtë janë duke e përgatitur një ofertë për mesfushorin Gavi gjatë afatit kalimtar të verës.
Barça është duke bërë përpjekje ta bindë Gavin të nënshkruajë marrëveshje të re me klubin, pasi ajo e tanishmja i mbaron më 2023, por nuk ia ka dalë deri tani për shkak të kërkesave të tij të larta për pagë.
Liverpooli është i gatshëm të shfrytëzojë mos pajtimin mes tyre dhe ta joshë 17-vjeçarin drejt Anfield.